Tuneli dezinfektues prej dje është vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare në kryeqytet, pranë tendës së triazhimit, si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Tuneli ka sistem automatik i cili iniciohet porsa të kalohet nëpër të.
Edhe gjatë ditës së sotme janë parë njerëz të cilët e kanë shfrytëzuar tunelin dhe janë dezinfektuar.
Po ashtu, të njëjtën po e përdorin edhe punëtorët shëndetësorë të cilët janë në krye të detyrës. /Gazeta Sinjali/