image Qytetarët në Vjenë protestojnë kundër masave antiCOVID

Evropë

Qytetarët në Vjenë protestojnë kundër masave antiCOVID

news image

Mijëra njerëz kanë dalur në rrugët e Vjenës për t’i kundërshtuar kufizimet si pasojë e koronavirusit, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo protestë erdhi pasi që para disa ditësh Qeveria e kancelarit Sebastian Kurz zhvilloi bisedime për zgjatjen e masave antiCOVID.

Shumica e protestuesve në kryeqytetin austriak brohorisnin “Kurzi duhet të shkojë” e po ashtu nuk po bartnin maskat.

Austria është në bllokadën e saj të tretë, duke i lejuar të hapura vetëm dyqanet ushqimore.

Vendi ka raportuar afro 390.000 raste me COVID-19 dhe mbi 7.000 të vdekur që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/