Qeveria në largim e Kosovës ashtu sikurse dy partitë që pritet ta formojnë Qeverinë në ardhje, nuk janë deklaruar ende lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e çmimit për sigurimin e automjeteve.
Institucionet dhe partitë politike në vend kanë zgjedhur të heshtin rreth këtij vendimi skandaloz që “thyhet”mbi kurrizin e qytetarëve.
Përkundër se kjo temë, prej ditësh, ka nxitur reagime të qytetarëve në rrjetet sociale, përfaqësuesit politikë të tyre, po hezitojnë t`i shfaqin qëndrimet, nëse e përkrahin ose e kundërshtojnë këtë vendim, shkruan Gazeta Sinjali.
Ashtu sikurse Qeveria në largim, as VV dhe LDK, të cilat pritet ta formojnë Qeverinë e re, nuk kanë parapëlqyer të deklarohen ende rreth kësaj çështje.
Përderisa Hekuran Murati nga Vetëvëndosje ka deklaruar se ky subjekt së shpejti pritet ta bëjë qëndrimin e tij publik rreth kësaj cështjeje, anëtari I kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhikuka thënë se nuk është marr me këtë çështje ashtu sikurse edhe Hikmete Bajrami e cila ka rekomanduar që për këtë temë të deklarohet Lumir Abdixhiku.
Rritja e çmimit të policave të sigurimit për mbi 26 përqind përnjëherësh, po e rëndon gjendjen edhe ashtu të rëndë ekonomike dhe sociale në vend.
Vendimi i cili ka hyrë në fuqi prej datës 15 nëntor ka acaruar qytetarët e Kosovës të cilët kanë paralajmëruar për sot dhe nesër protesta para BQK-së.
Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit të ri dhe kthimin e tarifave të vjetra të pagesës.
Organizatorët kanë shprehur vendosmërinë e tyre se nuk do të lëshojnë pe nga kërkesa e tyre derisa BQK-ja të zbrapset nga ky vendim./Gazeta Sinjali/