image Qytetarët në Prishtinë e mbajnë distancën duke pritur për bukë, duartrokiten nga Ahmeti e Abdixhiku

Kosovë

Dardani Qytetarët në Prishtinë e mbajnë distancën duke pritur për bukë, duartrokiten nga Ahmeti e Abdixhiku

news image

Qytetarët që kanë dalë për të blerë bukë në një furrë në lagjen Dardania në Prishtinë janë bërë imazh i mirë, teksa kanë pritur në rend duke respektuar distancën e rekomanduar nga njëri-tjetri.

Ky gjest është përshëndetur nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

“Pritja për bukë.
Shembull i qytetarisë së ndërgjegjshme.
Ju faleminderit që bëni gjithçka më të lehtë. Foto 1 – rradha për bukë në Dardani duke respektuar distancen ???????????? Foto 2 – rrugë në Prishtinë, qytetaret duke respektuar apelin ????????????#rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërsa Abdixhiku i ka falenderuar qytetarët që, siç ka thënë, po e bëjnë gjithçka më të lehtë.

“Pritja për bukë.
Shembull i qytetarisë së ndërgjegjshme.
Ju faleminderit që bëni gjithçka më të lehtë”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/