image Qytetarët 'fatlum' që nuk bartin maska dhe i shpëtojnë dënimit në mes të Prishtinës

Sinjalizime

Qytetarët ‘fatlum’ që nuk bartin maska dhe i shpëtojnë dënimit në mes të Prishtinës

news image

Qytetarët që nuk bartin maska, sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, dënohen me 35 euro gjobë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por si duket, disa qytetarë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, para pak minutash kanë pasur ‘fat’ dhe nuk janë gjobitur, madje as vërejtje nuk kanë marrë. Kështu kanë bërë ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali.

Ata po ashtu kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas tyre zyrtarët policorë i lejuan të vazhdojnë disa qytetarë të cilët e vendosën maskën, pasi policia i ndaloi.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet.

/GazetaSinjali/