image Qytetarët e Malishevës po i respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19

Kosovë

Qytetarët e Malishevës po i respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19

news image

Shumica e qytetarëve të Komunës së Malishevës po i respektojnë masat mbrojtëse duke i bartuar maskat.

Përveç qytetarëve që i bartin maskat, po ashtu edhe bizneset kanë vendosur dezinfektues dhe njoftime paralajmëruese, duke respektuar vendimet e qeverisë për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Komuna e Malishevës, e cila ka njoftuar se të gjitha bizneset, por edhe qytetarët në rrugë vëzhgohen nga inspektorati komunal dhe policia, në kuadër të vetëdijesimit të tyre për obligimin e mbajtjes së maskave dhe masave tjera mbrojtëse ndaj virusit korona.

Ndërsa qytetarët, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë vendosur maska, Komuna e Malishevës, sot ju ka shpërndarë maska mbrojtëse për fytyrë, në rrugë dhe në afërsi të markteve, si dhe i kanë njoftuar për obligimin që kanë për mbajtjen e maskave mbrojtëse.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajidn Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, i kanë vizituar disa nga marktet dhe i kanë takuar qytetarët në rrugë, të cilëve ju kanë shpjeguar vendimin dhe detyrimin për mbajtjen e maskave, si dhe i kanë furnizuar me maska, të gjithë ata që nuk kishin maska mbrojtëse. /Gazeta Sinjali/