Rreziku i përhapjes së koronavirusit ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë një sërë masash parandaluese, ndër to të gjithë qytetarët janë porositur që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi. Por pavarësisht kësaj, janë mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit të cilët gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve.
Qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë dalë në ballkonet e shtëpive e banesave duke duartrokitur në shenjë falënderimi për njerëzit që punojnë në kujdesin shëndetësor.
Ndryshe, në Kosovë janë konfirmuar edhe katër raste të reja të infektuara me koronavirus, duke e çuar në nëntë numrin e të prekurve./GazetaSinjali/