Akademiku i njohur nga Kosova, Rexhep Qosja, e ka konfirmuar qëndrimin e tij mbështetës për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.
I ftuar në një emision televiziv në A2 i cili do të transmetohet këtë të hënë, akademiku Rexhep Qosja ka folur edhe për këtë çështje.
Sipas tij, shkëmbimi i territoreve do ta zgjidhte përgjithmonë problemin Kosovë – Serbi.
“Shkëmbimi i territoreve do bënte të mundshme që çështja shqiptarë e serbë, Serbi – Kosovë, të zgjidhet përgjithmonë”, ka thënë Qosja. /Gazeta Sinjali/