image QNR largon nga qendra vëzhguesin e NISMA-s, koordinatori tregon arsyen e përjashtimit

Kosovë

Zgjedhjet/ QNR largon nga qendra vëzhguesin e NISMA-s, koordinatori tregon arsyen e përjashtimit

news image

Raportohet se vëzhguesi i partisë Nisma Socialdemokrate, Behar Amerllahu është larguar nga Qendra e Numërimit të Rezultateve.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se ai ka përdorur fjalë fyese ndaj stafit dhe tij.

“Përveç kësaj, ndaj meje ka përdorur edhe gjuhë kërcënuese. Krejt kjo për shkak të një kontestimi të një fletëvotimi, përshkatësisht vlefshmërisë së tij e për të cilën çështje që nga dje e kemi vendimin e PZAP-it, me të cilin i ka sqaruar këto situata dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë”, ka thënë Ahmetaj. /Gazeta Sinjali/