image QKUK jep detaje për gjendjen e dy vajzave që u goditen nga makina sonte në Prishtinë

Shëndetësi

QKUK jep detaje për gjendjen e dy vajzave që u goditen nga makina sonte në Prishtinë

news image

Dy këmbësore janë lënduar pasi u goditën nga një makinë, sonte rreth orës 21:25, në rrugën “Eqrem Çabej”, në afërsi të sallës “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Sonte rreth orës 21:25 te salla “1 tetori” ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka goditur dy këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Të aksidentuara janë dërguar në QKUK”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Klinikën Emergjente në QKUK ku të lënduar u dërguan për trajtim, për të kuptuar sesi është gjendja e tyre.

Nga kjo klinikë bën të ditur për Gazetën Sinjali se njëra nga vajzat është liruar për në shtëpi, kur vajza tjetër ndodhet ende duke u trajtuar pasi që ka marrë lëndime të rënda në bark dhe në legen.

“Njëren nga vajzat e kemi liruar për në shtëpi, nuk ka diçka lëndime serioze. Tjetra është hala në ekzamimin. Jemi duke i zhvillu konsultat, i ka disa lëndime të rënda, gjithsesi për momentin është jashtë rrezikut për jetë, por me lëndim etë rënda trupore. Lëndimet i ka plevik dhe në abdomen (në bark dhe në legen/komblik)”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së./Gazeta Sinjali/