Qendra Kinematografike e Kosovës ka ftuar filmbërësit e interesuar që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin “Oscar”, për kategorinë për film në gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit, transmeton Sinjali.
Siç ka njoftuar QKK, të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës, duke filluar nga data 1 tetor 2018 dhe jo më larg se 30 shtator 2019. Po ashtu, filmat duhet t’i plotësojnë kushtet e tjera, të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”.
Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 15 shtator 2019, dhe propozimet mund të dërgohen me e-mail apo përmes postës.
Kushtet e aplikimit dhe detajet e tjera, i gjeni duke klikuar në këtë vegëz./Sinjali/