image Qiproja goditet nga tërmeti me magnitudë 4.5 ballë

Botë

Qiproja goditet nga tërmeti me magnitudë 4.5 ballë

news image

Një tërmet me magnitudë 4.5 u regjistrua në Qipro herët të premten, i treti që u ndje në ishull këtë muaj.

Derisa departamenti i studimit gjeologjik i bëri thirrje publikut të qëndrojë i qetë dhe nuk pati raportime për të lënduar apo dëme.

Tërmeti u regjistrua dy minuta para orës 6 të mëngjesit me epiqendër në detin e Qipros, 50 kilometra në perëndim-veriperëndim të Polis Chrysochous në një thellësi prej 23 kilometrash.

Në deklaratat e tij për Agjencinë e Lajmeve të Qipros, Zëvendës Drejtori i Departamentit të Shërbimit Gjeologjik Christodoulos Hadjigeorgiou tha se tërmeti ndodhi “përafërsisht në të njëjtën zonë ku ndodhi tërmeti i 11 janarit, në veriperëndim të Peyias dhe në perëndim të Polis Chrysochous”.

Ai shtoi se departamenti po shqyrton nëse është një tërmet i ri apo një pasgoditje, shkruan Cyprusmail.

Një njoftim i mëparshëm i departamentit thoshte, “ai vlerësohet si një pasgoditje e tërmetit të fortë prej 6.5 ballë të 11 janarit 2022”.

Derisa tërmet me magnitudë 5.3 u regjistrua më 5 janar, sërish në të njëjtën zonë.

Tërmeti i së premtes u ndje në distriktin e Paphos, pak në rrethet Limasol dhe Nikosia dhe Qipron lindore.

Hadjigeorgiou shpjegoi se ishulli ndodhet në një zonë të prirur ndaj tërmeteve dhe se ato mund të ndodhin në çdo kohë. Ai i këshilloi njerëzit të qëndrojnë vigjilentë dhe të qetë në raste të tilla.

Përjetimi i dridhjeve të rregullta të tërmeteve që nuk janë shkatërrues është pozitiv, shtoi Hadjigeorgiou, pasi kjo do të thotë se energjia po çlirohet pa krijuar një tërmet të madh. /GazetaSinjali/