image Qindra viktima në Britani nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Botë

Pandemia/ Qindra viktima në Britani nga koronavirusi në 24 orët e fundit

news image

Një pandemi që ka “tmerruar” një botë të tërë e vijon të jetë ende “nëpër këmbë” vijon të marr jetë njerëzish e të infektojë qindra e mijëra të tjerë.

Mbretëria e Bashkuar është një prej vendeve më të prekura nga Covid-19, me qindra viktima e mijëra të infektuar që raportohen çdo ditë.

Sipas të dhënave të publikuara në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 428 vdekje, duke e çuar numrin total në 33.614 viktima.

Në vend janë shënuar 3.446 raste të reja duke e rritur numrin në gjithsej 233.151.

Me 126.064 teste në 24 orët e kaluara, numri i testeve në Britani ka arritur në 2.219.281.

Ndërkohë kujtojmë se, Institucioni i Shëndetësisë Popullore, njoftoi se është lejuar testimi i antitrupave të zhvilluar nga kompania zvicerane e ilaçeve, Roche./ Gazeta Sinjali/