image Qeveria shqiptare në gjendje gatishmërie për t`i përballuar pasojat e tërmetit

Rajon

Tërmeti/ Qeveria shqiptare në gjendje gatishmërie për t`i përballuar pasojat e tërmetit

news image

Qeveria e Shqipërisë është mbledhur mbrëmë vonë në një takim të jashtëzakonshëm pas tërmeteve të njëpasnjëshme që e goditën vendin.

Kryeminsitri Edi Rama ka deklaruar se situata ishte e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se do të punohet me intensitet dhe kapacitet të plotë.

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse  u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye  për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes

Në këtë mbedhje, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se janë vënë rreth 2000 efektivë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Lleshaj tha se është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji.

“Është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji. Do vazhdojë gatishmëria e gjithë strukturave. Vlerësohet se dëmtimet janë të vogla që nuk justifikojnë një gjendje paniku. Ne të gjithë jemi në këmbë. Të gjithë numrat e policisë janë në dipsozicion. Janë rreth 2000 efektivë në terren”, u shpreh Lleshaj.