Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, njofton se ka vendosur të dhurojë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
‘Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur’, shkruan Pacolli transmeton Gazeta Sinjali.
Kosovarët po vazhdojnë donacionet për të prekurit nga tërmetet që ndodhën në Shqipëri. Ndërsa Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 500 mijë eurove.
Zyrtarisht, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fundit në Shqipëri ka shkuar në 41. Qindra të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. /Gazeta Sinjali/