image Qeveria Hoti mblidhet sot në orën 09:00

Politikë

Qeveria Hoti mblidhet sot në orën 09:00

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur në orën 09:00 mbledhje të ekzekutivit.

Në një njoftim të nisur nga Qeveria bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet në mëngjes.

Zhvillimet e fundit në vend do të jetë pika kryesore për çfarë do të flitet në këtë mbledhje, mirëpo në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali thuhet se në kuadër të kësaj mbledhje do të diskutohet edhe për çështje të tjera.

Pas kësaj mbledhje, Hoti do të dalë të flas në konferencë para gazetarëve.

Kjo mbledhje e Qeverisë vjen një ditë pas arrestimit nga Specialja të tash ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. /Gazeta Sinjali/