image Qeveria e Serbisë, mblidhet sonte për ta shqyrtuar kërkesën për kthimin e Ushtrisë serbe në Kosovë

Politikë

Qeveria e Serbisë, mblidhet sonte për ta shqyrtuar kërkesën për kthimin e Ushtrisë serbe në Kosovë

news image

Qeveria e Serbisë sonte në orën 20:00 do të mbajë një mbledhje në të cilën zyrtarisht do të miratohet kërkesa e Beogradit për të kërkuar kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mëson Novosti.

Sipas asaj gazete, kabineti duhet të mblidhet në Pallatin “Serbia”, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Aleksandar Vuçiq.

Përndryshe, dispozita e Rezolutës 1244 lidhur me kthimin e forcave serbe të sigurisë është formuluar në atë mënyrë që rezulton në obligimin e KFOR-it për të lehtësuar ardhjen e ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Ditët e fundit shefja e diplomacisë gjermane, Anallene Berbock dhe i dërguari i presidentit amerikan, Gabriel Escobar, janë shprehur hapur kundër kësaj ideje, e cila shkel drejtpërdrejt normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara.

/GazetaSinjali/