image Konjufca: Haziri intervenoi për sjelljen e Agon Musliut në Kosovë, ishte gabim kthimi i tij

Kosovë

Konjufca: Haziri intervenoi për sjelljen e Agon Musliut në Kosovë, ishte gabim kthimi i tij

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka treguar të dhënat që ai ka arritur t’i posedojë për rastin tragjik të vetëvrasjes së 26-vjeçarit nga Gjilani në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Konjufca ka thënë se kthimi i Agon Musliut në Kosovë është bërë me intervenimin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit. Ai e ka cilësuar si gabim vendimin për kthimin e 26-vjeçarit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pasi ka ndodhë rasti, ekipet e Ministrisë së Punëve të Jashtme janë interesuar dhe kanë komunikuar drejtpërdrejt me ambasadën tonë në Gjermani dhe e kemi marrë një raport, fatkeqësisht me vonesë… Përmes figurave të rëndësishme politike në Kosovë që kanë ndikuar te ambasadori në Gjermani është mundësuar kthimi i tij në Kosovë.. Nëse  e keni një informacion të tillë kur për një person të caktuar e përdorni fjalën “depresion”, ai person nuk guxon absolutisht me hyp në aeropoan edhe me u kthy në Kosovë. Është gabim mendoj kthimin e tij në Kosovë”, ka deklaruar Konjufca në Interaktiv të KTV-së.

Sipas tij, Agon Musliu “do të duhej ta merrte trajtimin e tij në Gjermani”. /Gazeta Sinjali/