image Thaçi publikon foto nga Haga dhe kthimi për në Kosovë, falënderon mbështetësit

Kosovë

Thaçi publikon foto nga Haga dhe kthimi për në Kosovë, falënderon mbështetësit

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar disa fotografi nga ditët e intervistimit në Dhomat e Prokurorëve të Specializuar në Hagë, si dhe pamje nga kthimi i tij në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në imazhet e publikuara shihen mbështetësit e tij, disa prej të cilëve shkuan edhe para hyrjes së Speciales në Hagë për t’i dhënë përkrahjen e tyre në këtë proces.

Mbështetësit e presidentit organizuan edhe një pritje me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me muzikë, me rastin e kthimit të tij në Kosovë nga pika kufitare Qafë – Morinë.

“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime”, ka shkruar Thaçi mbi imazhet e publikuara në Facebook./Gazeta Sinjali/ 

Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime! ❤️ HTH

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, July 19, 2020