image MPB: Pas orës 22:00 vijnë në Kosovë të lënduarit në aksidentin tragjik në Kroaci

Sociale

MPB: Pas orës 22:00 vijnë në Kosovë të lënduarit në aksidentin tragjik në Kroaci

news image

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjendja shëndetësore e bashkatdhetarëve të lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci, është stabile dhe se ata do të kthehen sonte në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkëqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Po ashtu, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të organizojë transportin dhe përcjelljen e tyre nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” deri te familjet e tyre.

“Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/