image Qeveria e Maqedonisë së Veriut anulon ekskursionet për në Itali

Rajon

Koronavirusi/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut anulon ekskursionet për në Itali

news image

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka anuluar të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e shkollave dhe të universiteteve për në Itali, ku numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet me shpejtësi të madhe.

Në mbledhjen e fundit, qeveria gjithashtu urdhëroi Ministrinë e Shëndetësisë që të sigurojë sasi të konsiderueshme të: maskave, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe veshjeve mbrojtëse për institucionet e sistemit për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim mbrojtjen e personelit si dhe të sigurojë mjete dezinfektuese dhe sapunë për shkollat dhe çerdhet e vendit.

Në vendin fqinj, dy persona gjatë ditës së martë, të dyshuar si të infektuar, rezultuan negativë pas testimeve të kryera. Njëri kishte ardhur nga Milani në Shkup me avion, por edhe pse nuk kishte regjistruar simptoma të sëmundjes në aeroport, ishte ndjerë keq pasi kishte mbërritur në shtëpi. Pas izolimit dhe kryerjes së analizave, rezultoi se nuk ishte i infektuar.