image Qeveria e Kosovës ndaloi aktivitetet sportive, por skuadrat serbe nuk e përfillin vendimin

Kosovë

Qeveria e Kosovës ndaloi aktivitetet sportive, por skuadrat serbe nuk e përfillin vendimin

news image

Përkundër vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë COVID-19, skuadrat e futbollit nga pjesa veriore e vendit nuk po i respekton masat, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy skuadrat serbe që aktivitetin e tyre sportiv e zhvillojnë në Kosovë, Takovo dhe Trepça fantome, do të luajnë sot në Kosovë në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Tretë të Serbisë në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar disa herë në lidhje me këtë çështje, por as në UEFA apo FIFA nuk kanë dashur të ndërhyjnë./Gazeta Sinjali/