image Qeveria e Kosovës dhe e Malit të Zi arrijnë marrëveshje për ndërtimin e rrugëve që lidhin dy vendet

Politikë

Qeveria e Kosovës dhe e Malit të Zi arrijnë marrëveshje për ndërtimin e rrugëve që lidhin dy vendet

news image

Dy rrugët që lidhin Kosovën me Malin e Zi do të nisin të ndërtohen, ajo Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë. Për këto punime janë dakorduar në Rozhajë zëvendës kryeministri i Malit të Zi, njëherit ministër për Investime Kapitale Ervin Ibrahimoviç dhe ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu.

Ministri Aliu, tha se në takimin bilateral me zëvendës kryeministrin e Malit të Zi kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë për të cilat projekte ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyejmë përpara e t’i konkretizojmë”, tha Aliu.

Më tej ministri theksoi do të punojnë me intensitet për të avancuar dhe çuar para këto projekte të shumëpritura për qytetarët e të dyja vendeve, projekte me rëndësi madhore për infrastrukturën dhe ekonominë e të dyja vendeve, projekte kombëtare që lehtësojnë pafundësisht ndërlidhjen e qytetarëve të Kosovës me Malin e Zi”, tha Aliu.

/GazetaSinjali/