image Qeveria e bën obligative bartjen e maskave

Shëndetësi

Qeveria e bën obligative bartjen e maskave

news image

Qeverisë Hoti gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim që bartja e maskave të jetë obligative.

Qeveria Hoti gjatë mbledhjes së sotme ka mbështetur propozimin e Ministrit Zemaj që bartja e maskave të jetë obligative për të gjithë qytetarët po ashtu edhe punëtorët e institucioneve publike dhe private.

“Bartja e maskave, distanca fizike dhe higjiena personale janë obligative, si në institucionet shtetërore, ashtu dhe në bizneset private”, njoftoi ministri Zemaj, duke shtuar se inspektoratet sanitare dhe ato komunale, duhet të mbikëqyrin respektimin e masave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të ketë kontrolla rigoroze të bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni, po ashtu Polica e Kosovës janë të obliguar të bartin maska.

“Bartja e maskave të jetë obligative. Punonjësit, ashtu edhe palët të mbajnë maskë, të respektohet distanca prej 2 metrash në pritje në radhë, me mundësi të pritjes në ambient të jashtëm sipas manualit për luftimin e Covid-19. Bartje e obliguar e maskës në transportin publik, taksive, si të punonjësve ashtu edhe të udhëtarëve. Të respektohet distanca, ajrosja natyrale, hapja e dritareve dhe dezinfektimi i automjeteve së paku dy herë në ditë. Bartja e obligueshme e maskave nga policët”, janë disa nga pikat e vendimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në javët e fundit numri i rasteve pozitive me koronavirus është rritur dukshëm në vendin tonë, disa nga të infektuarit janë punëtorë të institucioneve publike dhe private, policë dhe staf mjekësorë. /Gazeta Sinjali/