image Qeveria braziliane miraton "Ligjin Vini Jr", do të ndalohen ndeshjet nëse shfaqen fyerje në baza racore

Futboll

Qeveria braziliane miraton “Ligjin Vini Jr”, do të ndalohen ndeshjet nëse shfaqen fyerje në baza racore

news image

Shteti brazilian ka miratuar “Ligjin Vini Jr” i cili do të ndalojë ndeshjet në Brazil në rast se shfaqet ndonjë abuzim në baza racore.

Qeveria e Rio de Zhaneiros ka votuar unanimisht në favor të ligjit të ri kundër racizmit.

Ligji u frymëzua nga përgjigja e lojtarit të Real Madridit ndaj abuzimit racor që ai pësoi në Spanjë, veçanërisht në ndeshjen kundër Valencias në maj.

Ligji përfshin një protokoll të ri gjithëpërfshirës se si të raportohen dhe trajtohen ankesat për racizëm, si dhe fushata të detyrueshme ndërgjegjësimi.

Me këtë, Qeveria Braziliane mendon se është një hap shumë pozitiv përpara në luftën kundër racizmit.

/GazetaSinjaliSport/