image Courtois pëson lëndim të rëndë në stërvitje, do të mungojë një kohë të gjatë me Real Madridin

Futboll

Courtois pëson lëndim të rëndë në stërvitje, do të mungojë një kohë të gjatë me Real Madridin

news image

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka pësuar një lëndim të rëndë sot në stërvitje me Real Madridin.

Belgu ka këputur ligamentit e tij, dhe ai do t’i nënshtrohet një operimi ku do të mungojë për një kohë të gjatë.

“Pas analizave të bëra te lojtari ynë Thibaut Courtois, ai u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, thuhet në një njoftim.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka theksuar se klubi madrilen tani do të futet në market për një portier të ri, pas lëndimit të belgut.

/GazetaSinjaliSport/