image ZYRTARE: Real Madrid transferon Jude Bellingham, prezantohet nesër në Bernabeu

Futboll

ZYRTARE: Real Madrid transferon Jude Bellingham, prezantohet nesër në Bernabeu

news image

Real Madrid ka zyrtarizuar blerjen më të re të klubit, transferimin e Jude Bellingham nga Dortmund.

Madrilenët kanë nënshkruar me mesfushorin anglez në një kontratë 6-vjeçare deri më 2029.

Nëpërmjet një komunikate, klubi madrilen ka dhënë detaje rreth këtij transferimi:

“Real Madrid C. F. dhe Borussia Dortmund kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Jude Bellingham, i cili është i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme.

Nesër e enjte, 15 qershor, ora 12:00, në Ciudad Real Madrid do të bëhet prezantimi i Jude Bellingham si lojtar i ri i Real Madridit.

Më pas, Jude Bellingham do të dalë para mediave”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.

Sipas SkySports, Jude Bellingham bëhet lojtari anglez më i shtrenjtë i të gjitha kohërave me 115 milionë funte.

Ndërkohë ky është transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të klubit madrilen, pas Eden Hazard.

/GazetaSinjali/