image Qesharake: Ekipit shqiptar i mohohet zëvendësimi për shkak të tabelës

Futboll

Shqipëri/ Qesharake: Ekipit shqiptar i mohohet zëvendësimi për shkak të tabelës

news image

“Nuk ka një rregullore specifike”! Ky është sqarimi i Enea Jorgjit, i cili fajëson klubin organizator për mungesën e një tabele rezervë, duke justifikuar edhe zëvendësimin që i mohoi gjirokastritëve në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Tabela që sinjalizoi kagtër zëvendësime deri në atë moment, në minutën e 83, ku tekniku i bluezinjve Jorgos Marantas do të hidhte në fushë sulmuesin Aldrit Oshafi, nuk funksionoi. Si për ta bërë edhe më të pamundur ndërrimin, nuk punonte më as tabela e ballshiotëve, duke e nxjerrë Marantas nga vetja në debatat e ashpra me arbitrin e katërt, Kreshnik Bajramaj, të cilit i tregoi variantin si bëhej zëvendësimi, shoqëruar me pyetjen: “Po minutat shtesë si do t’i sinjalizosh?”.

DEBATI:

Marantas: “Arbitër, si ka mundësi që na mohon zëvendësimin? Nëse nuk e bën këtë, atëherë me çfarë tabele do të sinjalizosh minutat shtesë?!”

Jorgji: “Ju lutem uluni në stol, këtu drejtoj unë dhe do të bëhet çfarë them unë”.

Kjo situatë ka nervozuar jo vetëm teknikun grek por edhe tifozët gjirokastritë që protestuan në fund të ndeshjes para stadiumit, duke detyruar policinë të shoqërojë arbitrat e ndeshjes me makinën e policisë deri në dalje të qytetit.