image Qentë endacakë nuk i frikësohen Përparim Ramës, kolona qensh sypatrembur shëtisin nëpër qendër

Sociale

Qentë endacakë nuk i frikësohen Përparim Ramës, kolona qensh sypatrembur shëtisin nëpër qendër

news image

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka pasur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.

Rastet e fundit viktima të sulmeve nga qentë kanë qenë edhe tre mjekë të QKUK-së.

E zgjidhjen për këtë problem permanent kryetari i Prishtinës, e ‘zgjodhi’ me arrestimin e një qeni, të cilin edhe e dërgoi në mbajtje.

Sipas Ramës, qeni nuk ka qenë i trajtuar.

Por, si duket qentë e tjerë nuk ja kanë fare frikën arrestimit nga Rama, kolona qensh sypatrembur shëtisin nëpër qendër të qytetit.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje ku shihet një grumbull qensh të cilët për qytetarët mund të shihen si të rrezikshëm.

/GazetaSinjali/