image Qytetari i revoltuar: Punëtori i autobusit të Trafikut Urban në orar të punës ndalet për të blerë bukë, shkakton kolona

Sinjalizime

Qytetari i revoltuar: Punëtori i autobusit të Trafikut Urban në orar të punës ndalet për të blerë bukë, shkakton kolona

news image

Kolonat e mëdha në Prishtinë po vazhdojnë të bëjnë pjesë në sfidat kryesore me të cilat përballen qytetarët pothuajse çdo ditë. Pritjet e gjata që shkaktohen nga këto kolona, po ua vështirësojnë jetën qytetarëve të cilët të revoltuar shpesh raportojnë në redaksinë e Sinjalit.

Njëjtë ndodhi edhe para pak çastesh, kur një sinjalizues njoftoi nga lagja “Arbëria”, se një autobus i Trafikut Urban po e rëndon kolonën në këtë lagje, pasi i njëjti ka ndaluar që ta pres punëtorin e tij, i cili gjatë orarit të punës ishte ndalur për të blerë bukë.

“Qe qysh keqpërdoret pozita, e bllokon komplet komunikacionin”, tha ai i revoltuar.

/GazetaSinjali/