image Zvogëlohen pritjet në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë

Kosovë

Zvogëlohen pritjet në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë

news image

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se është shkurtuar koha e pritjes në pikat kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Si në pikën kufitare në Merdare ashtu edhe te Dheu i Bardhë pritjet vijojnë nga 20 deri në 30 minuta.

Ndërsa kolonat më të gjata vijojnë po në këto dy pika kufitare nga 70 deri në 100 metra.

Në pikat tjera kufitare fluksi i pritjeve është më i shkurtër, nga tre deri në pesë minuta.

/GazetaSinjali/