Prishtina është zgjuar sot me një llavë qenesh endacakë.
Një sinjalizues ka dërguar në redaksinë e Sinjalit fotografi të shkrepura nga vendi i ngjarjes, rreth orës 7:30.
Qentë janë fotografuar në rrugën “Qamil Hoxha” në qendër të kryeqytetit.
Prania e tyre në rrugë, pa përkujdesje dhe në këtë kohë vape, rrezikon kalimtarët e rastit, e sidomos fëmijët.
Duke parë këtë gjendje, komuna e Prishtinës duhet të marr masa për parandalimin e rrezikimit të jetës së qytetarëve.
Në Kosovë janë regjistruar raste që kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe fatalitet si pasojë e kafshimit nga qentë. /Sinjali/