Në Facebook është publikuar një video ku shihen disa qenë brenda në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Podujevë, teksa bëjnë qejfin e tyre pa u shqetësuar nga askush.
Videoja ka marrë mijëra komente dhe shpërndarje nga qytetarët, të cilët e kanë kritikuar qeverisjen e kryetarit të deritanishëm të Podujevës, Agim Veliun.
Në videon e publikuar nga një përkrahës i VV-së dhe Albin Kurtit, shihen qentë të cilët lëvizin lirshëm nëpër hollin e spitalit.
Madje ata duket se janë aq rehat në hapësirat e QKMF-së, sa hyjnë e dalin nga aty pa i penguar askush./ Gazeta Sinjali/