image Qeni zbulon 15 kg drogë në veturën e shqiptarit 22-vjeçar

Video/ Qeni zbulon 15 kg drogë në veturën e shqiptarit 22-vjeçar

news image

Policia greke ka sekuestruar 15 kilogramë marijuanë në një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua.

Operacioni për kapjen e makinës me drogë u bë në kufirin shqiptaro-grek në Igumenicë.

Brenda në mjet, në një vend të improvizuar enkas midis sediljeve të pasme dhe bagazhit me ndihmen e qenit “Avra”, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako me 15 kg 500 gram marijuanë.