Autoritetet e Hong Kongut kanë vendosur një qen në karantinë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Zyrtarët thanë se qeni u dorëzua në Departamentin e Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit në Hong Kong pasi pronari i tij ishte infektuar me koronavirus.
Testet paraprake orale të hundës dhe rektumit të qenit testuan pozitive, tha Departamenti i Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit.
“Aktualisht, Departamenti i Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19 ose mund të jenë një burim infeksioni për njerëzit,” thekson deklarata.
Departamenti do të kryejë monitorim të ngushtë të qenit dhe do të mbledhë mostra të mëtejshme për testim për të konfirmuar nëse qeni me të vërtetë është infektuar me virus ose kjo është një rezultat i kontaminimit mjedisor të gojës dhe hundës së qenit. /Gazeta Sinjali/