Disa pamje të tmerrshme vijnë nga Kina. Në tregun e kafshëve është kapur momenti teksa një qen piqet i gjallë në skarë.
Imazhet tronditëse janë publikuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve. Veç kësaj, në treg vijon shitja e minjve, gjarpërinjve dhe kafshëve të tjera.
Besohet se nga ky treg në Kinë ka ardhur dhe virusi vdekjeprurës që ka alarmuar mbarë botën.
Nga ana tjetër, komunitetet kineze kanë porositur banorët e tyre të ndalojnë mbajtjen e kafshëve shtëpiake, në mes të frikës se ato mund të kapin koronavirusin e ri që ka vrarë 213 persona në më pak se tre javë.
Autoritetet kineze lëshuan urdhrin e rreptë për vendasit, pasi morën udhëzime nga ekspertët për të luftuar epideminë.