Një qen endacak ia ka mësyrë sot Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetit të Prishtinës.
Ai është parë duke shëtitur korridoreve të këtij objektit universitar, në hapësirat e dedikuara për studentë, të cilët i ndjekin studimet akademike.
Mungesa e sigurisë në hyrje të objektit, ka bërë që ky qen të arrij të depërtojë, në këto ditë të ftohta për të kërkuar strehim.
Prania e lartë e qeneve endacakë nëpër rrugët e kryeqytetit po rrezikon qytetarët sidomos në këtë sezon të ftohtë, kur në shumicën e herëve, ata bëhen më agresiv.
Përveç rrezikut nga kafshimi, këta qen pa përkujdesje, janë burim i bartjes së infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme tek njerëzit.
Gazeta Sinjali ka raportuar dje lidhur me këtë problematikë e cila nuk është adresuar ende nga institucionet kompetente. Kujtojmë se përkundër pranisë së lartë të tyre nëpër rrugët e Kosovës, shteti ende nuk asnjë strehimore të përhershme për strehimin dhe adoptimin e tyre, pasi kjo gjë nuk parashihet me ligj./ Gazeta Sinjali/