image Qeni kishte ngecur në gypat e kanalizimit në Viti, pamje se si zjarrfikësit e nxjerrin nga aty

Sinjalizime

Qeni kishte ngecur në gypat e kanalizimit në Viti, pamje se si zjarrfikësit e nxjerrin nga aty

news image

Zjarrfikësit e Vitisë mbrëmë e kanë shpëtuar një qen i cili kishte ngecur në gypat e kanalizimit në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Komandanti i Zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi, tha për Gazetën Sinjali se qeni që ishte ngujuar në gypat e betonit, është shpëtuar i gjallë.

“Në mbrëmje me 26.02.2021 NJPZSH-ja në Viti në orën 22:40 e kemi shpëtuar një qen që është ngujuar në gypat e betonit fi 500 ku kemi arritur ta shpëtojmë të gjallë”, tha Jakupi për Sinjalin.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e siguruara nga Sinjali.

/Gazeta Sinjali/