Zjarrfikësit e Vitisë mbrëmë e kanë shpëtuar një qen i cili kishte ngecur në gypat e kanalizimit në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, shkruan Gazeta Sinjali.
Komandanti i Zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi, tha për Gazetën Sinjali se qeni që ishte ngujuar në gypat e betonit, është shpëtuar i gjallë.
“Në mbrëmje me 26.02.2021 NJPZSH-ja në Viti në orën 22:40 e kemi shpëtuar një qen që është ngujuar në gypat e betonit fi 500 ku kemi arritur ta shpëtojmë të gjallë”, tha Jakupi për Sinjalin.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e siguruara nga Sinjali.