image Qeni kafshon në fytyrë vajzën e cila po bënte foto me të

Botë

Botë/ Qeni kafshon në fytyrë vajzën e cila po bënte foto me të

news image

Shtatëmbëdhjetëvjeçarja Lara Sanson nga Tucumán po bënte fotografi me qenin e saj gjerman Kenai kur qeni e kafshoi papritmas në fytyrë.

Fotografitë që Lara postoi në Twitter dëshmojnë për pasojat e këtij kafshimi.

Lara tha për mediat lokale se nuk ishte e sigurt se çfarë provokoi saktësisht qenin e saj.

“Nuk e di nëse e preka ijën e tij dhe e frikësova kur e përqafova”, pranon Lara.

Lara bëri një operacion me 40 qepje që zgjati dy orë. Tani ajo është duke u shëruar, anise faqja e saj është ende ënjtur.

Ajo theksoi se qeni i saj ishte i përgjumur, pasi sipas saj sulmi nuk ishte i qëllimshëm.

Veterinari tha në një prononcim për mediat lokale se qeni kishte kafshuar vajzën për shkak të moshës dhe dhimbjeve në rritje./Gazeta Sinjali/