image Qeni infektohet me koronavirus, rasti i parë i transmetimit nga njeriu te kafshët

Botë

Botë/ Qeni infektohet me koronavirus, rasti i parë i transmetimit nga njeriu te kafshët

news image

Në Hong Kong është konfirmuar rasti i parë i një kafshe të infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për një qen rezultatet e të cilit dolën pozitive me Covid-19 duke shënuar rastin e parë në botë të transmetimit të këtij virusi të tmerrshëm nga njeriu te kafshët.

Zyrtarët e shëndetit ende nuk kanë dalë në përfundimin nëse qeni, i cili deri tani nuk ka simptoma, të jetë infektuar nga njerëzit apo mban virusin në gojë dhe në hundë për shkak të ndotjes së mjedisit.

“Qeni u shpall ‘pozitiv’ për koronavirusin, që do të thotë se ka një shkallë të ulët infeksioni,” tha Ministria e Bujqësisë në Hong Kong, duke shtuar se ai do të kthehej vetëm te pronarët e tij kur të testohej përsëri negativ.

Qeni është vendosur në një strehë më vete nga kafshët e tjera, ndërkohë që më shumë teste do të bëhen mbi qentë pas këtij rasti.

Në Hong Kong janë konfirmuar deri më tani 2 persona të vdekur, ndërsa janë rreth 103 raste të prekur nga virusi vdekjeprurës COVID-19../GazetaSinjali/