image Qeni futet në oborrin e një shtëpie në Suharekë, polici shkon dhe e vret

Siguri

Qeni futet në oborrin e një shtëpie në Suharekë, polici shkon dhe e vret

news image

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bllacë të Suharekës.

Një polic e ka vrarë një qen endacak, pasi siç njofton Policia, paraprakisht ai ishte futur në oborrin ne një shtëpie duke sulmuar edhe zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fsh. Bllac Suharekë, 22.06.2020 – 20:10. Një qytetar ka kërkuar ndihmë në polici pasi një qen endacak është futur në oborrin e tij dhe ata kishin frikë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. Pastaj një polic ka shtënë në drejtim të tij dhe e ka vrarë qenin”, njofton Policia.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe Inspektorati Policor i Kosovës. /Gazeta Sinjali