Një qen ka qëndruar pranë mikut të tij të vogël, teksa ai ishte duke kryer dënimin e dhënë nga prindërit.
Fotografia e tyre është bërë virale në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Sinjali.
Nëna e tij, Jillian Smith, ka thënë se djali i saj i vogël, 3-vjeçar ishte zënë me motrën e tij 5-vjeçare dhe si ndëshkim ai ishte dënuar për të qëndruar me kokën pas murit.
Pak minuta më pas, qeni i tij, Dash, ishte afruar dhe kishte vendosur të qëndronte me të./Gazeta Sinjali/