image “Qëndroni aty ku jeni”, ky është mesazhi që iu dërgua banorëve të Hamburgut

Botë

“Qëndroni aty ku jeni”, ky është mesazhi që iu dërgua banorëve të Hamburgut

news image

Shtatë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Hamburg të Gjermanisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, afër një kishe, shkruan Bild.

Policia bëri të ditur se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.

Policia e Hamburgut thotë se aktualisht “nuk ka informacion të besueshëm për motivin e krimit”.

Këtu është teksti i mesazhit dërguar banorëve të Hamburgut pas të shtënave.

“Shmangni zonën e rrezikut. Nëse jeni zonën e rrezikut, qëndroni aty ku jeni dhe mos dilni jashtë për momentin”, thuhet në të, shkruan The Guardian.

/GazetaSinjali/