image ‘Qendra e Mjekësisë Familjare me pauzë” – QKMF i reagon shefit të kabinetit të Konjufcës

Shëndetësi

‘Qendra e Mjekësisë Familjare me pauzë” – QKMF i reagon shefit të kabinetit të Konjufcës

news image

Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama i është bërë propozim që të merr masa në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lidhje me pritjet e gjata të pacientëve. Ky propozim erdhi nga shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërqeli.

Ky i fundit tha se mbi 100 pacientë janë duke pritur para Qendrës së Mjekësisë Familjare V ku sipas tij, stafi ishte në pauzë.

Tutje, ai ka ironizuar me Ramën, duke e pyetur mos është edhe kjo test.

 “Perparim Rama Qendra e Mjekësisë Familjare me pauzë? Mbi 100 pacientë presin me fillu puna. A është test edhe kjo?”, ka shkruar Kërçeli.

Ndërkaq ndaj këtyre deklarata ka reaguar zv. drejtori i kësaj qendre, Rrezart Halili.

Halili ka thënë se edhe në bazë të pamjeve të kamerave, duke pritur s’kanë qenë as 20 veta, e lëre me 100.

Këtë postim të Kërçelit, ai e ka quajtur shpifje, derisa ka thënë se kjo pauzë ekziston që nga paslufta.

Tutje, Halili ka thënë se në rastet urgjente, të gjithëve u ofrohet ndihma.

“Nuk ka pas 100 veta. Kjo pauzë është prej pasluftës kjo pauzë ekziston. Në bazë të incizimeve, nuk janë as 20 veta, le ma 100 siç ka thanë këshilltari i kryekuvendarit, dmth është shpifje. Në raste urgjente, normal që iu ofrohet ndihma. Motra është në sportel dhe jepet ndihma”, ka deklaruar Halili për ekspres.

/GazetaSinjali/