image Që pesë ditë fëmijët nuk dinë asgjë për fatin e nënës së tyre, vazhdojnë thirrjet për ndihmë

Kosovë

Zhdukje/ Që pesë ditë fëmijët nuk dinë asgjë për fatin e nënës së tyre, vazhdojnë thirrjet për ndihmë

news image

Janë bërë pesë ditë nga zhdukja e 59-vjeçares Remzije Ferati nga Prishtina, raporton Gazeta Sinjali.

Familja dhe fëmijët e gruas së zhdukur po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë.

Rasti është raportuar edhe në polici, por Remzije Ferati nuk është gjetur ende.

Kushdo që e sheh këtë grua mund ta lajmërojë familjen në këtë numër kontaktues: 044 22 66 78.

“Ajo ka të veshura trenerka ngjyrë hiri, një palë patika dhe një jelek të zi. Flokët i ka të kapura dhe nuk e ka me vete protezën e dhëmbëve”, kanë konfirmuar familjarët e saj.

Postimi i vajzës që po kërkon nënën./Gazeta Sinjali/