Kina ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve aktive me koronavirus që nga 23 janari, kur autoritetet zbatuan izolimin total të Ëuhan-it, e cila ishte origjina e Covid-19 në Kinë.
Kështu bënë me dije zyrtarët kinezë.
Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, pohoi sot se vetëm 481 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kinës, shkruajnë mediet e huaja.
Zyrtari shëndetësor gjithashtu deklaroi se infeksioni i rasteve të importuara ka rënë për tri javë rresht.
Në përgjithësi, Kina ka raportuar 82 mijë e 880 të infektuar nga virusi pandemik dhe 4 mijë e 633 vdekje lidhur me të. Më shumë se 77 mijë pacientë janë shëruar nga sëmundja vdekjeprurëse, sipas shifrave zyrtare./GazetaSinjali/