Një baba në Prishtinë ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është zhdukur më 11 tetor të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka deklaruar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rastin në polici babai i së zhdukurës e ka paraqitur këtë të hënë rreth orës 11:00.
Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.