image Nëna nga Fushë Kosova raporton se i ka humbur vajza e mitur: Nuk e di ku është

Siguri

Nëna nga Fushë Kosova raporton se i ka humbur vajza e mitur: Nuk e di ku është

news image

Një grua në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici së vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se e mitura ka dalë nga shtëpia më 8 mars rreth orës 18:00, teksa nëna ka raportuar rastin dy ditë më vonë, raporton Gazeta Sinjali.

“Ankuesja femër kosovare,  me  10.03.2022 ka raportuar se vajza e saj e mitur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftim.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

/GazetaSinjali/