image Zhduket një vajzë në Podujevë

Siguri

Zhduket një vajzë në Podujevë

news image

Një person nga fshati Obranqë i Podujevës ka raportuar se vajza e tij është zhdukur që nga data 10 qershor, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë bërë të ditur se babai i vajzës së zhdukur u ka thënë hetuesve policorë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia të enjten.

Ai ka thënë se që nga ajo ditë askush nga familja nuk di asgjë për vendndodhjen dhe gjendjen shëndetësore të saj.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast./Gazeta Sinjali/